Informohu, voto, bëj ndryshimin.
Votimi është një e drejtë themelore dhe një përgjegjësi qytetare që garanton pjesëmarrjen aktive në demokraci. "Këndi i Votimit" është hapësira ku çdo qytetar, brenda dhe jashtë Shqipërisë, mund të gjejë informacion të qartë, të përditësuar dhe të verifikuar mbi procesin zgjedhor.
Qëllimi ynë është të ndihmojmë votuesit të kuptojnë procedurat, afatet dhe mundësitë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, duke siguruar një pjesëmarrje të informuar dhe të përgjegjshme në zgjedhje.
Udhëzim: Më poshtë do të gjeni dy butonë të klikueshëm, ku sipas preferencës suaj mund të shtypni njërën nga ato, për më shumë informacion në lidhje me votimin.
Mësoni se si duhet të votoni - qofshi në diasporë apo vendas.
Brenda këtij seksioni, nënndarja "Si të votojmë saktë në zgjedhjet e ardhshme të 2025" shërben si një udhëzues praktik që ndihmon votuesit të kuptojnë hapat e nevojshëm për një votim të saktë dhe të vlefshëm.
ElektorIAL synon të ndihmojë çdo votues të marrë vendime të informuara dhe të kryejë procesin e votimit në përputhje me standardet ligjore dhe demokratike.
Si të votojmë saktë në zgjedhjet parlamentare më 11 maj 2025?
Poshtë është fleta e votimit për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Fleta përmban subjektet zgjedhore (partitë politike dhe koalicionet) dhe kandidatët e tyre.
Çdo subjekt ka një numër, një emër, një logo dhe një listë me kandidatët për deputetë (lista e hapur është ajo me shkronja të vogla poshtë partisë, kurse listës së hapur i janë bashkëngjitur kutitë.
1. Si të votoni për një parti politike ose koalicion?
Gjeni partinë politike ose koalicionin për të cilin dëshironi të votoni.
Shënoni një ✓ ose ✗ në kutinë përballë partisë që keni zgjedhur.
2. Si të votoni për një kandidat të veçantë brenda partisë suaj të preferuar?
Pasi të keni zgjedhur një subjekt politik, ju keni mundësinë të votoni dhe për një ose më shumë kandidatë nga lista e hapur e partisë.
3. Nëse nuk voton për partinë, por vetëm nga një kandidat nga lista e hapur, vota juaj është e vlefshme.
Kujdes: Mos votoni kandidatët e listave të mbyllura, pasi vota del e pavlefshme.