Përse një histori interaktive?

Duke ditur që "Comics" janë mëse të njohura nga të rinjtë dhe sipas shumë studimeve, vërehet se 30-40% e grupmoshës 13-24 vjeç lexojnë rregullisht "Comics".

Ne munduam që nëpërmjet këtij stili narrative, një fenomen i tillë si korrupsioni zgjedhor të jetë më i kuptueshëm e më afër të rinjve shqiptarë, ku synohet ndërgjegjësimi dhe pranimi i këtij problemi, e kështu rruga drejt zvogëlimit masiv të këtij fenomeni të jetë më e shkurtër.

E, ç'do të bësh në vend të Batos? Mëso më poshtë.

I ndikuar dhe nën presion nga i gjithë shoqëria, Bato e shqyen fletën e votimit dhe e bën atë të pavlefshme. Ai nuk votoi për atë që "i bëri nder", por as për atë që donte.

Ishte mundësia për të shprehur mendimin ndaj vendimmarrjes në vend, por Bato e çoi dëm.
Një herë në katër vjet të vjen kjo mundësi. Andaj, përfito sa nuk është vonë dhe bëji ballë të këqijave duke përmirësuar shoqërinë ku bën pjesë.


Mos u bëj si Bato.